Pamje nga përmbytjet në aeroportin e Majorkës, anulohet të gjitha fluturimet

Evropë

Pamje nga përmbytjet në aeroportin e Majorkës, anulohet të gjitha fluturimet

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 17:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Aeroporti “Palma Son Sant Joan” në Majkora është mbyllur pasditen e së martës pasi u godit nga një stuhi.

Autoritet në aeroport kanë bërë të ditur se fluturimet janë anuluar, por nuk kanë dhënë ndonjë informacion specifik.

“Aeroporti i Palmës ka ndërprerë përkohësisht funksionimin për shkak të ndikimit të një stuhie të fortë, për shkak të pamundësisë për të funksionuar në mënyrë të sigurt”, tha një zëdhënës i aeroportit për mediat spanjoll.

Nga pamjet e publikuara shihet se aeroporti është mbushur me ujë nga shirat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat