Greqia po përballet me temperatura të larta në këtë fillim vere.
Ndërkohë sot siç tregohet nga kamera termike e një droni që fluturoi mbi Athinë, temperaturat arrinin jashtë normales së zakonshme në këtë sezon verore.
Videoja (shikoje ketu) e transmetuar nga Mega tregon zonën mbi rrugën nacionale në Peristeri, si më të prekuren nga vala e të nxehtit.
Treguesi i kuq do të thotë se temperatura i kalon 65 gradë Celsius, raportojnë mediat.
Në asfalt arrin edhe 70 gradë ndërsa në çatitë e veturave i kalon 80 gradë Celsius.
Ndryshe, autoritet greke u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin temperaturat e larta dhe të mos dalin në rrugë.