Dalin pamjet kur deputetët Parlamentit të Italisë, përleshen me njëri-tjetrin me grushta

Evropë

Dalin pamjet kur deputetët Parlamentit të Italisë, përleshen me njëri-tjetrin me grushta

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 22:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Parlamenti i Italisë është shndërruar në një arenë boksi mes deputetëve, të cilët janë përleshur dhunshëm me njëri-tjetrin.

Sherri ka nisur gjatë diskutimit për autonominë e diferencuar.

Ka qenë deputeti i M5-s  Leonardo Donno, i cili kishte tentuar t’i sillte një flamur trengjyrësh ministrit Calderoli, i cili më pas u godit dhe ra në tokë.

Deputeti më pas u detyrua të dilte me karrige me rrota pas ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit.

Sipas rrëfimeve të disa parlamentarëve, Donno është goditur në kokë nga disa deputetë të Ligës së Veriut.

Në përleshje është goditur edhe një asistent parlamentar që ka ndërhyrë për të qetësuar deputetët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat