Le Pen sulmon Macron: Ai po shkel kushtetutën, s’është president i të gjithë francezëve

Evropë

Le Pen sulmon Macron: Ai po shkel kushtetutën, s’është president i të gjithë francezëve

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 23:41
Marine Le Pen

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen nisi sot një sulm të ashpër kundër presidentit francez, Emmanuel Macron, duke e akuzuar atë për “shkelje të Kushtetutës”. 

Ylli i së djathtës ekstreme franceze mori në shënjestër konferencën për shtyp të Macron të mërkurën, duke e quajtur atë “si një dalje për mediat për qëllime elektorale” dhe jo si një kre i shtetit. Për këtë arsye, Le Pen tha se Macron “nuk është presidenti i të gjithë francezëve”.

E menjëhershme ka qenë përgjigjja e François Patria, krah Macron në Senat.

Në një intervistë për rrjetin televiziv francez BFMTV, Patria nxitoi të mbrojë fjalimin e presidentit francez dhe kaloi në kundërsulm, duke iu referuar lidhjeve të partisë së Le Pen (RN) me Kremlinin.

“Pse Putin po bën kaq shumë ndërhyrje dhe veprime që zonja Le Pen të fitojë në Francë?, iu përgjigj ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat