Një video tronditëse po bën xhiron e rrjetit pasi duket një vajzë 20-vjeçare e cila merret nga dallgët teksa po bënte një xhiro bregut të detit me të dashurin e saj. Vjaza u përfshi nga dallgët e furishme mes motit të keq në një plazh në Soçi, Rusi ndërsa u kap në video nga një kalimtar.
Sipas mediave ruse, ngjarja ka ndodhur më 16 qershor dhe që nga ajo kohë vajza 20-vjeçare nuk është gjetur më.
Në video, vajza shihet në plazh me një djalë. Edhe pse fillimisht janë në plazh, në një moment dallgët i bëjnë të humbasin ekuilibrin me djalin që fillimisht arrin ta nxjerrë vajzën nga uji.
A young woman was swept into the open sea during a storm in Sochi, Russia
— NEXTA (@nexta_tv) June 18, 2024
She was on the beach with her boyfriend. At one moment the waves knocked the couple off their feet. The man managed to get out, but the young woman was swept back into the sea by the current.
So far… pic.twitter.com/T1bRqYnKGI
Megjithatë, një valë e dytë i mbuloi dy të rinjtë me djalin që ishte më tej drejt plazhit, ndërsa vajza u përfshi dhe humbi në ujë. Mediat ruse raportojnë se edhe pse ka pasur mobilizim të shërbimeve të Ministrisë së Emergjencave, 20-vjeçari nuk është gjetur deri më sot. Siç theksojnë ata, ditën në fjalë, më 16 qershor, plazhet në Soçi ishin të mbyllura, për shkak të motit të keq që mbizotëronte në zonë.