Mbreti Felipe VI i Spanjës refuzoi të zhvillonte një takim me presidentin e Argjentinës, Javier Milei, për shkak të komenteve ndaj kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez.
Pavarësisht një kërkese për një takim me kreun e shtetit të Spanjës, Mbretin Felipe VI, i cili feston 10 vjetorin në fron këtë javë, Milei nuk është në “agjendën mbretërore”.
Lëvizja vjen pasi Milei sulmoi disa herë kryeministrin spanjoll dhe gruan e tij. Në një tubim të ekstremit të djathtë në Madrid muajin e kaluar, ai deklaroi se gruaja e Sanchezit “është e korruptuar” dhe më vonë e quajti Sanchezin “budalla i Evropës në çështjet diplomatike”.
Qeveria spanjolle u përgjigj duke tërhequr ambasadorin nga Buenos Aires, raporton politico.
Ministri i Jashtëm i Spanjës kërcënoi se do të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Argjentinën nëse nuk kërkohej falje, por refuzoi Milei.
Mbreti dhe Milei tashmë janë takuar më parë, kur kreu i shtetit spanjoll mori pjesë në inaugurimin e Mileyt.