LIVE: Përdorën raketat e veçanta amerikane mbi trupat ruse, Rusia zotohet se do t’i hakmerret SHBA-së – Raportohet për zjarr në Moskë

Evropë

LIVE: Përdorën raketat e veçanta amerikane mbi trupat ruse, Rusia zotohet se do t’i hakmerret SHBA-së – Raportohet për zjarr në Moskë

Nga: Bota sot Më: 24 qershor 2024 Në ora: 06:40 Përditësuar në ora: 06:38 më 24.06.2024
Foto ilustrim

Trump: Nëse rizgjidhem sërish president, do t’i jap fund konfliktit Rusi-Ukrainë

Donald Trump ka premtuar se, nëse fiton zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, do t’i japë fund konfliktit ushtarak midis Rusisë dhe Ukrainës.

Në një tubim të mbajtur në Filadelfia, ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan u zotua gjithashtu për të shmangur rrezikun e një lufte të tretë botërore.

Trump ka deklaruar më parë se Rusia ishte natyrisht e shqetësuar nga prania e forcave të NATO-s në kufijtë e saj dhe se zgjerimi lindor ishte shkaku kryesor i konfliktit.

Së fundi, ai premtoi se, në rast të kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, asnjë personel ushtarak amerikan nuk do të shkojë në Ukrainë.

7 persona humbin jetën në luftimet mes forcave ukrainase dhe atyre ruse, plagosen më shumë se 100 të tjerë

Autoritetet ruse thanë se gjashtë persona vdiqën dhe mbi 100 të tjerë u plagosën nga sulmet e Ukrainës me dronë dhe raketa të dielën, ndërsa për të dytën ditë me radhë Rusia vazhdoi sulmet ajrore në Kharkiv, në verilindje të Ukrainës, ku si pasojë humbi jetën të paktën një person.

Midis 5 të vdekurve në Sevastopol, dy ishin fëmijë, të cilët u goditën nga mbetjet e raketave ukrainase mbi një zonë bregdetare të qyteti port në Krimenë e aneksuar nga Rusia, tha Mikhail Razvozhayev, guvernatori i caktuar atje nga Moska. Një person tjetër vdiq në qytetin Grayvoron në rajonin Belgorod të Rusisë, në kufi me Ukrainën, tha guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë, tha se 124 persona u plagosën në Sevastopol.

Ndërkohë, sulmet e fundit në Kharkiv të Ukrainës shkaktuan vdekjen e një personi dhe plagosjen e së paku 11 të tjerëve, sipas zyrtarëve lokalë. Kryebashkiaku Ihor Terekhov tha se qyteti u sulmua nga një bombë e komanduar dhe se për pasojë rreth gjysma e Kharkivit ishte pa energji elektrike.

Sulmet e së dielës erdhën pasi Rusia goditi të shtunën pasdite Kharkivin me katër bomba ajrore, ku mbetën të vrarë tre persona. Guvernatori rajonal Oleh Syniehubov tha se 41 persona janë ende duke marrë trajtim mjekësor për shkak të plagëve.

Në një fjalim me video pas sulmit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u bëri thirrje partnerëve të Ukrainës që të forcojnë mbrojtjen e saj ajrore.

Sistemet moderne të mbrojtjes ajrore për Ukrainën, të tilla si sistemt Patriot, përshpejtimi i trajnimit të pilotëve tanë për avionët luftarakë F-16 dhe më e rëndësishmja furnizimet me armatime janë vërtet të nevojshme”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat