Një veturë u përplas sot me konvojin e eskortës së policisë që po shoqëronin kryeministrin hungarez Viktor Orban për në qytetin gjerman Shtutgart, ku si pasojë humbi jetën një polic dhe një tjetër u lëndua rëndë, ka njoftuar policia e këtij shteti.
Incidenti ka ndodhur derisa Orban ishte rrugës për në aeroportin e Shtutgartit, pasi kishte ndjekur ndeshjen e Euro 2024 ku po luante Hungaria.
Një konvoj motoçikletash të policisë së Shtutgartit po shoqëronin liderin hungarez, kur shoferi i një veture u përplas me motoçikletën e një polici gjerman.
E nga përplasja e motoçikletës, ajo u përplas me një tjetër që po lëvizte prapa tij, ku si pasojë polici i parë që u godit humbi jetën, ndërsa i dyti ka pësuar lëndime të rënda.
Gjithçka ndodhi derisa shoferi i veturës tentoi të kthehej në të majtë dhe u përplas me motoçikletat e policisë – duke mos e parë fare se ishte mbyllur kryqëzimi, u bë e ditur nga policia e Shtutgartit.