Katër burra u arrestuan të martën pasi hynë në territorin e pronës së kryeministrit Rishi Sunak në Anglinë veriore, raportojnë media të huaja. Incidenti ndodhi Kirby Sigston, North Yorkshire, ndërsa Sunak po merrte pjesë në ngjarjet në Londër për të shënuar vizitën shtetërore japoneze.
“Ne kemi arrestuar katër persona në ambjentet e shtëpisë së kryeministrit këtë pasdite. Ata u ndaluan rreth orës 12:40 para se të shoqëroheshin nga prona dhe të arrestoheshin me dyshimin për shkelje të rëndë.
Burrat e moshës 52 vjeç nga Londra, 43 nga Bolton, 21 nga Manchester dhe 20 nga Chichester, mbeten në paraburgim për t’u marrë në pyetje dhe hetimet janë në vazhdim”, tha në një deklaratë policia e North Yorkshire.
Sunak ishte në Londër në atë kohë për vizitën shtetërore nga perandori dhe perandoresha japoneze. Incidenti vjen pak më shumë se një javë përpara zgjedhjeve të përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar që do të përcaktojnë nëse Sunak mbetet në pushtet.