Shërbimi Sekret i Ukrainës SBU ka publikuar një video të filmuar nga ajri me dron, duke shkatërruar sistemet e mbrojtjes kundërajrore ruse.
Bëhet fjalë për katër sisteme raketore TOR-M2 dhe tre tjera të tipit Pantsir, që u hodhën në erë në fushëbetejë.
SBU-ja ukrainase pretendon se pas marrjes së informatave për lëvizjet në terren të forcave pushtuese, operatorët e dronëve kanë ngritur në ajër fluturaket pa pilot – për t’i lokalizuar.
Pasi e bënë një gjë të tillë, artileria dhe dronët kamikazë filluan punën – duke goditur direkt këto sisteme raketore të mbrojtjes ajrore.
Madje disa prej tyre shiheshin duke u djegur derisa ishin akoma në lëvizje. Lokacioni i sulmit nuk është bërë i ditur për arsye sigurie.