Orban i Hungarisë shpall bllokun e ri të ekstremit të djathtë në Parlamentin Evropian

Evropë

Orban i Hungarisë shpall bllokun e ri të ekstremit të djathtë në Parlamentin Evropian

Më: 30 qershor 2024 Në ora: 12:47
Foto nga takimi

Orban prezantoi bllokun “Patriotët për Evropën” së bashku me Herbert Kickl, kreun e partisë Liria të ekstremit të djathtë të Austrisë, si dhe Andrej Babis, ish-kryeministrin e Çekisë.

Bëhet e ditur se partitë nacionaliste nga Austria, Hungaria dhe Republika Çeke që fituan zgjedhjet evropiane, kanë formuar “Patriotët për Evropën”, një grup i ri i ekstremit të djathtë në Parlamentin Evropian, i cili shpresojnë të bëhet grupi më i madh.

Viktor Orban, Herbet Kickl dhe Andrej Babis nënshkruan formimin e “Patriotëve për Evropën” në Vjenë, shkruan euronews.

Siç raportohet, Partia Liria e ekstremit të djathtë të Kickl, partia nacionaliste FIDESZ e Orbanit dhe partia e Babis ANO, e cila kohët e fundit ka kaluar në ekstremin e djathtë, janë anëtarët themelues të grupit.

“Tri parti politike bashkuan forcat sot: partia më e fortë austriake, partia më e fortë çeke dhe partia më e fortë hungareze. Qëllimi ynë është të bëhemi grupi më i fortë i krahut të djathtë në politikën evropiane”, tha Orban.

Ndryshe, të tre partitë janë pro-ruse, asnjë prej tyre nuk e mbështet Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

“Ne do të preferojmë sovranitetin kombëtar ndaj federalizmit, lirinë ndaj urdhrave dhe paqen ndaj luftës”, shkroi Babis, duke iu referuar luftës në Ukrainë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat