​Shpërthim gazi në Turqi, ka të vdekur e shumë të plagosur

Evropë

​Shpërthim gazi në Turqi, ka të vdekur e shumë të plagosur

Më: 30 qershor 2024 Në ora: 18:37
Foto ilustrim

Katër persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi të gazit në një restorant në Turqinë perëndimore, thanë autoritetet lokale.

“Katër qytetarë tanë humbën jetën, një numër i madh u plagosën dhe disa prej tyre janë në gjendje shumë të rëndë”, tha Sulejman Elban, guvernator i provincës së Izmirit.

Numri prej katër të vdekurve u konfirmua nga kryebashkiaku i Torbalit, qyteti ku ndodhi shpërthimi.

Ai ka shtuar se rreth 20 persona kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat