​Vonesa rekorde të trenave gjermanë, në qershor vetëm gjysma mbërritën në kohë

Evropë

​Vonesa rekorde të trenave gjermanë, në qershor vetëm gjysma mbërritën në kohë

Më: 1 korrik 2024 Në ora: 18:38
Foto ilustrim

Hekurudhat gjermane shënuan vonesa rekorde në qershor pavarësisht numrit të madh të mysafirëve në Gjermani për shkak të evropianit të futbollit, njoftoi menaxhmenti i koncernit.

“Vetëm 55 për qind e trenave ndërqytetës mbërritën në kohë në destinacionet e tyre në qershor ose 15 për qind më pak se objektivi i planifikuar 70 për qind përpikëri e trenave ndërqytetës”, njoftoi menaxhmenti i Deutsche Bahn.

Menaxhmenti fajësoi rritjen e numrit të trenave me vonesë për ngjarjet e shumta të motit që goditën Gjermaninë jugore në fillim të qershorit. Deutsche Bahn tha se pretendimet e mëparshme të mediave gjermane se përqindja e trenave të përpiktë në qershor ishte edhe më e ulët në 52 për qind janë të pasakta.

Analistët kanë vënë re një rënie në përpikërinë e trenave të hekurudhave gjermane prej vitesh. Deri në vitin 2020, 85 për qind e trenave ndërqytetës mbërritën në kohë, por në vitin 2023, kjo përqindje ra në 65.

Shoqata e pasagjerëve hekurudhor Pro Bahn fajëson neglizhencën afatgjatë të infrastrukturës dhe mungesën e personelit për përkeqësimin e ndjeshëm të situatës në transportin hekurudhor.

“Sistemi ynë hekurudhor është përkeqësuar dhe prej vitesh ka ecur në kufijtë e qëndrueshmërisë. Tani ne po e paguajmë atë repart”, tha për Bild, Detlef Neuss, president i shoqatës Pro Bahn.

Javët e fundit, numri i ankesave për saktësinë e Deutsche Bahn është rritur në Gjermani dhe jashtë saj. Në disa raste, zyrtarë të shoqatave të futbollit dhe gazetarë sportivë nuk kanë mbërritur në fillim të ndeshjeve për shkak të vonesave të trenave.

Kritikët theksojnë se Deutsche Bahn nuk u përgatit sa duhet për fluksin e pritshëm të pasagjerëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat