Holanda zgjedh kryeministrin e ri pasi Rutte la pozitën për të drejtuar NATO-n

Evropë

Holanda zgjedh kryeministrin e ri pasi Rutte la pozitën për të drejtuar NATO-n

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 11:17
Holanda zgjedh kryeministrin e ri pasi Rutte la pozitën për të drejtuar NATO-n

Pasi ish-kryeministri Mark Rutte është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, Holanda ka zgjedhur për kryeministër të ri, Dick Schoof.

Schoof në një postim në “X” ka thënë se mezi pret të fillojë punën si kryeministër për një Holandë të sigurt me siguri sociale për të gjithë.

“Mezi pres të filloj punën si kryeministër. Për një Holandë të sigurt dhe të drejtë me siguri sociale për të gjithë.

Unë jam për kontrollin e migracionit, mbajtjen e dialogut, marrjen e zgjedhjeve dhe të qenit i qartë për to. Ju mund të llogarisni në mua”, ka shkruar Schoof.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat