Rusia është e dhënë tepër shumë pas historisë me pretendime të veçanta për zona të mëdha toke përreth Rusisë!
Pra, Vladimir Putini përdor kufijtë historikë, dhe uzurpimet si referenca për tokat aktuale të “Rusisë”!
Ai historikisht pretendon pjesën më të madhe të Ukrainës, Bjellorusisë, pjesë të Polonisë, por edhe Kirgistani dhe Armenia janë ndër vendet që do të preferonin të ishin të Rusisë.
Këtë javë, “argati i mjeshtrit Putin”, ish-presidenti dhe kryeministri rus Dmitry Medvedev, ka treguar gjithashtu hartat, duke supozue se Ukrainës i ka mbetur vetëm një zonë e vogël për dalje në det, zona e Kievit dhe ajo në veri.
Argumentet historike janë të lehta për t’i bashkuar.! por?
Në intervistën që Putin i dha Tucker Carson në shkurt, presidenti rus i dha “leksion” amerikanit mbi “historinë ruse dhe evropiane”. Ai zgjedh periudha të ndryshme të shekullit VIII -të, për të justifikuar luftën në Ukrainë dhe në të njëjtën kohë shpërfaqë një përshtypje sikur të ishte një frikacak që nuk shkon gjithashtu në luftë për të pushtuar edhe vende të tjera!
Tani shtrohet pyetja ndaj këtyre argumenteve të lehta të historisë së Putinit!
Po sikur shteti i Norvegjisë të bënte të njëjtën gjë?
Ne mund të pretendonim tokën që kishim nën Perandorinë Norvegjeze, dhe ajo përfshinë; Jämtland, Herjedalen, Bohuslän dhe pjesë të Dalarna në Suedi, Ishujt Faroe, Shetland. Orkney, pjesë të Skocisë, Ishullin e Manit, Islandën, Grenlandën dhe ndoshta edhe pak nga Kanadaja dhe një pjesë të Irlandës.
Ne, po me këtë të “drejtë historike,”mund të marrim edhe Ukrainën!
Ishte e jona, apo jo, dhe duhet të jetë përsëri! Ne duhet të marrim përsëri Islandën,kuptohet me armë, kjo është e lehtë sepse ata s’kanë një mbrojtje të mirëfillt, dhe pastaj t'i themi botës se duhet të jenë mirënjohës që ne nuk po marrim të tërën!
Ose mund të shkojmë edhe më tej. dhe të bashkojmë forcat me dy kombet e tjera vikinge, Suedinë dhe Danimarkën, dhe të pretendojmë atë që kishte Perandoria Norvegjeze, në pjesën më t’madhe të Britanisë së Madhe, Irlandës, pjesë të Francës dhe disa zona në Mesdhe.
Atëherë edhe Rusinë, sepse në fund të fundit, ishin vikingët ata që themeluan fuqinë e madhe, kur prijësi viking Rurik themeloi Novgorodin në vitin 862. Qyteti u bë kryeqyteti i parë i Rusisë, dhe sot është një nga qytetet më të vjetra dhe më të rëndësishme historike të vendit.
Pasardhësit e Rurikut, Rurikidët, e zhvendosën kryeqytetin nga Novgorod në Kiev, duke themeluar kështu Mbretërinë e Kyivanit, e cila funksionoi deri në vitin 1240.
Kështu që ne, me drejtësi historike, (siç pretendon Putini) mund të marrim edhe Ukrainën!
David Stenerud/Redaktor i ABC News/