Pronari i një hoteli në Halkidiki gjobitet me 20 mijë euro për “keqtrajtim” të dy papagajve

Evropë

Pronari i një hoteli në Halkidiki gjobitet me 20 mijë euro për “keqtrajtim” të dy papagajve

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Pronari i një hoteli në Halkidiki është gjobitur me 20,000 euro për keqtrajtim të dy papagajve.

Siç raportojnë mediat në vend, duke cituar organizatën për mbrojtjen e kafshëve, “Animal Rescue and Defense Squad”, ai përdorte dy papagaj Macaw si “lehës” për të trembur të paftuarit.

“Me bashkëpunimin perfekt të të gjithëve, me urdhër të prokurorit u hoqën dy papagaj Macaw, të cilët po përdoreshin për përfitim në plazhin e Pefkohorit.

Është ngritur padi për kushte të mirëqenies dhe keqpërdorim pasiv dhe me urdhër të prokurorit të Halkidikit janë larguar shpendët dhe natyrisht gjobat administrative të parashikuara në nenin 14 të 4830/2021 në vlerë prej 20.000€”, thuhet në njoftimin e organizata për mirëqenien e kafshëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat