Rusia ka humbur shansin e saj të fundit për të fituar në Ukrainë, thotë një ish-gjeneral

Evropë

Rusia ka humbur shansin e saj të fundit për të fituar në Ukrainë, thotë një ish-gjeneral

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 18:39
Vladimir Putin

Humbjet shumë të larta dhe shumica e objektivave të huqura: Ish-gjenerali Mick Ryan zgjidh hesapet me ushtrinë pushtuese ruse. Ai llogarit vetëm disa suksese.

Ish gjenerali australian i rangut të lartë Mick Ryan e ka përcjellur luftën në Ukrainë që nga fillimi. Tani ai ka shpjeguar shkaqet

Për të përshkruar dështimin, së pari duhet të jetë e qartë se cilat ishin qëllimet. Ryan i kalon objektivat ruse pjesë-pjesë në analizën e tij, e cila përfshin pika territoriale, taktike dhe propagandistike. Ai vërteton se Rusia ka rrëmbyer territor prej vetëm 513 kilometrash katrorë - me çmimin e humbjeve të mëdha . 

"Përpjekje e dobët e investimit" për ushtrinë ruse

Që në fillim, ushtria e Vladimir Putin zhvilloi një luftë me taktikën e dërgimit masiv të ushtarëve të trajnuar keq në vdekje të sigurt.

Ryan supozon se deri tani së paku janë 180,000 ushtar të vdekur ose të plagosur, vetëm në fazën e fundit të luftës, me terren relativisht të vogël të fituar. Ai me cinizëm flet për një "vendim të dobët të investimit" për ushtrinë ruse.

Ukraina po korrë sukses në mënyrë të përsëritur në kundërsulme

Ish-gjenerali thekson gjithashtu se pushtuesit nuk kanë arritur të ndalojnë sulmet e Ukrainës në territorin rus. Dronët ukrainas po godasin vazhdimisht bazat ushtarake ruse dhe infrastrukturën e naftës. Lufta nuk po bëhet më vetëm në tokën ukrainase.

Krimea, e cila është pushtuar nga Rusia në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar që nga viti 2014, është gjithashtu objektivi i raketave ukrainase, megjithëse Rusia nuk ka krijuar ende një mbrojtje efektive, tha Ryan. Aty po ashtu ndodhen edhe baza ushtarake ruse në Krime, duke përfshirë po ashtu edhe selinë e flotës ruse të Detit të Zi.

Vlerësimi i ekspertit paraqet një tablo shqetësuese të performancës ushtarake të Rusisë, veçanërisht në sfondin e problemeve flagrante të furnizimit ukrainas në vitin e tretë të luftës. Mbrojtësve u mungojnë gjithnjë e më shumë municionet dhe personeli, ndërsa në të njëjtën kohë ka mungesë të sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë.

Ajo që Rusia mund të pretendojë për vete

Por Ryan i vlerëson gjithashtu sukseset e palës ruse. Kjo përfshin një aftësi për të mësuar, e cila mund të shihet, për shembull, në përdorimin e dronëve dhe raketave të ndryshme për sulme ajrore në qytetet e Ukrainës dhe infrastrukturën energjetike. Ukraina nuk ka gjetur ende një mbrojtje të besueshme kundër kësaj dhe si rezultat vendi vuan nga ndërprerje të rregullta të energjisë.

“Tanket në stilin e breshkave” ruse me mbrojtje të improvizuar me dron, të cilat shpesh tallen nga pala ukrainase, janë gjithashtu dëshmi se ushtria ruse po mëson. Përhapja e informacionit të rremë dhe propagandës në internet, që Rusia pret të përqaj shoqërinë ukrainase dhe perëndimore, me qëllim të mungesës së mbështetjes për Ukrainën, nuk duhet nënvlerësuar. Masat në kuadër të kësaj lufte informative, po financohen nga shteti rus me shuma të mëdha parash.

A e ka humbur Rusia shansin e saj të fundit?

Çfarë do të thotë vlerësimi i Mick Ryan për rrjedhën e mëtejshme të luftës? Eksperti shkruan: "Rusia duket se ka humbur ndoshta shansin e saj të fundit, për t'i dhënë një goditje vendimtare Ukrainës në këtë luftë."

Përfundimi është formuluar dukshëm me kujdes, ndoshta sepse Ryan duhet të marrë parasysh një variabël të rëndësishëm: mbështetjen perëndimore për Ukrainën. Nëse kjo përkrahje shkëputet, Putini do të ketë shansin tjetër për të dhënë "goditjen vendimtare".

Dy ngjarje të ardhshme ndërkombëtare ka të ngjarë të jenë po aq të rëndësishme për presidentin rus: samiti i NATO-s nga 9 korriku në Uashington dhe, mbi të gjitha, zgjedhjet presidenciale në SHBA, në të cilat Donald Trump ka një shans për t'u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë - me mundësinë e mundshme. për pasojë ai mund ti jep fund mbështetjes për Ukrainën.

Nga Tobias Mayer, Nga Gjermanishtja: Sherif Ramabaja

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat