Rusët përballen me valën më të madhe të nxehtësisë në njëqind vjetët e fundit

Evropë

Rusët përballen me valën më të madhe të nxehtësisë në njëqind vjetët e fundit

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 10:36
Rusia

Rusët janë duke u përballur me të nxehtin më të madh në njëqind vjetët e fundit, pasi temperaturat arritën 35 gradë nëpër qytetet e saj të enjten. Në Moskë u thye një rekord i vitit 1917.

Në Moskë, ku temperaturat ranë minus 40 gradë dimrin e kaluar, më 3 korrik temperaturat u rritën në 32.7 gradë, duke e thyer një rekord të vitit 1917 për atë ditë për gjysmë grade, tha qendra meteorologjike FOBOS.

Rekordet u kthyen nga bregdeti rus në Paqësor dhe nga pjesët e Siberisë dhe ato evropiane të Rusisë, tha FOBOS.

Moti i nxehtë i ka rritur shumë kërkesat për kondicionet ajri dhe ventilator. Në Moskë, qytetarët porositën sasi rekorde të akullore pijeve alkoolike të ftohta. Udhëtarëve në metro dhe në shumë trena u është dhënë ujë.

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, u bëri thirrje qytetarëve të zonës metropolitane të Moskës, e cila ka një popullsi prej rreth 20 milionë banorë, të jenë të kujdesshëm dhe të mos dalin jashtë në kohët e nxehta të ditës.

“Gjatë ditës, temperatura e ajrit do ta tejkalojë normën klimatike dhe do të rritet përsëri në 30 gradë”, tha Sobaynin.

Për të premten, meteorologët parashikuan stuhi dhe breshër të mundshëm./REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat