Rusia rekrutoi rreth 190 mijë burra në ushtri këtë vit

Evropë

Rusia rekrutoi rreth 190 mijë burra në ushtri këtë vit

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 18:55
Ukrainë

Rreth 190 mijë rekrutë kanë nënshkruar kontrata për t’u bashkuar me ushtrinë ruse deri më tani në vitin 2024, raporton agjencia shtetërore e lajmeve RIA, duke cituar Dmitry Medvedev.

Medvedev, i cili është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha se shkalla mesatare aktuale e rekrutimit ishte rreth 1 mijë njerëz në ditë, shkruan Sky News.

Ndryshe, raportohet se Rusia po i inkurajon njerëzit të regjistrohen për të luftuar me Ukrainë.

Kjo duke u dhënë paga mbi mesataren.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat