Laburistët sigurojnë shumicë të qartë në zgjedhjet britanike, sipas "exit poll"-it

Evropë

Laburistët sigurojnë shumicë të qartë në zgjedhjet britanike, sipas "exit poll"-it

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 23:18
Qytetarë të Londrës duke shikuar rezultatin e "exit poll" në një rrugë, më 4 korrik 2024.

Partia Laburiste ka siguruar një shumicë të madhe të votave në zgjedhjet parlamentare të Britanisë, duke shfrytëzuar një valë zhgënjimi me 14 vjet qeverisjeje nga Partia Konservatore, ka treguar rezultati i një “exit poll”-i të publikuar menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve.

Sipas këtij sondazhi, udhëheqësi i Laburistëve, Keir Starmer, do të jetë kryeministri i ardhshëm britanik.

“Exit poll” i Britanisë është kryer nga firma anketuese Ipsos, dhe u ka kërkuar njerëzve në qindra vendvotime që të mbushin një imitim fletëvotimi për të treguar se si kanë votuar. Ky sondazh zakonisht mundëson një projeksion të besueshëm, ndonëse jo të përpiktë të rezultatit final.

Sipas rezultatit të sondazhit, Laburistët pritet t'i kenë 410 vende në Parlamentin britanik, që përbëhet prej 650 vendesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat