Ngjarje makabër/ 57-vjeçari i pret kokën vëllait që flinte dhe e hedh nga...

Evropë

Ngjarje makabër/ 57-vjeçari i pret kokën vëllait që flinte dhe e hedh nga...

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 06:19
Foto ilustrim

Një ngjarje horror ka ndodhur në Itali, ku një 57-vjeçar i ka prerë kokën vëllait të tij 70 vjeçar me një sëpatë dhe më pas e ka hedhur kokën nga ballkoni.

Siç raportohet ngjarja ka ndodhur në Pannarano, një qytet i vogël samnit me 1900 banorë në Luginën e Caudina në provincën e Beneventos në kufi me Avellino.

Personi që lajmëroi policinë ishte vetë vrasësi, 57-vjeçari Benito Miarelli, i cili tashmë ndodhet në burgun e Beneventos, i akuzuar për vrasje të rëndë.

70-vjeçari Annibale Miarelli është vrarë me sëpatë teksa flinte.

Ai ishte kthyer së fundi për të jetuar në shtëpinë e familjes në Pannarano pasi kishte jetuar për vite në Romë.

Pensionisti kishte humbur gruan e tij dhe shpresonte të gjente ngushëllim në tokën e origjinës së tij. Por shumë shpejt do të fillonin mosmarrëveshjet me vëllain e tij 57-vjeçar Benito.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat