Keir Starmer emërohet zyrtarisht si kryeministër nga Mbreti Charles

Evropë

Keir Starmer emërohet zyrtarisht si kryeministër nga Mbreti Charles

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 14:21
Keir Starmer dhe Mbreti Charles

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, laburisti Keir Starmer, pas fitores së thellë në zgjedhje ka mbërritur në Pallatin Buckingham me gruan e tij Victoria, për tu takuar me Mbretin ku dhe ka marrë zyrtarisht detyrën e re për të formuar një qeveri në emër të Madhërisë së Tij.

Pasi mori fitoren dërrmuese të zgjedhjeve në orët e para të mëngjesit, ai tani është në fazën përfundimtare të kalimit të vijës së finishit.

Me marrjen e detyrës, Starmer do t’i drejtohet kombit nga Downing Street, ku turmat e qytetarëve janë mbladhur nën shi për të dëgjuar fjalën e tij të parë si kreu i qeverisë.

Të gjithë ministrat konservatorë ekzistues të shtetit, duhet t’i kthejnë vulat e tyre të detyrës mbretit gjatë pasdites, në mënyrë që ato të mund t’i lëshohen kabinetit të Starmerit, i cili ne presim të emërohet para fundit të ditës.

Po ashtu, sot Rishi Sunak dha dorëheqjen si kryeministër pas takimit me monarkun, si ehe njoftoi që do të jap dorëheqjen si lideri i Parisë Konservatore, por jo menjëherë.

“E kam dëgjuar zemërimin tuaj,” tha ai, pas një nate katastrofike për partinë e tij. Disa ministra të kabinetit humbën vendet e tyre, si edhe ish-kryeministrja Liz Truss.

Pas 14 vitesh qeverisje konservatore, laburistët fituan zgjedhjet e përgjithshme me një rezultat dërrmues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat