Siç është raportuar, kryeministri hungarez, Viktor Orban do të takohet në Moskë, Rusi, me presidentin rus, Vladimir Putin.
Orban do të shoqërohet nga Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto.
Bëhet e ditur se vizita e raportuar vjen disa ditë pasi Orban i kërkoi presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, të konsideronte një armëpushim për të përshpejtuar përfundimin e luftës me Rusinë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-kryeministres estoneze dhe tashmë Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.
Kallas ka theksuar se vizita e Orban nuk e përfaqëson BE-në.
“Në Moskë, Viktor Orban në asnjë mënyrë nuk përfaqëson BE-në apo qëndrimet e BE-së”, shkroi pasardhësja e Josep Borrellit në rrjete sociale.
“Ai po shfrytëzon presidencën e BE-së për të ngjallur konfuzion”, shtoi Kallas.
“BE-ja është e bashkuar, qartë krah Ukrainës dhe kundër agresionit rus”.