Flet ministri i ri i Jashtëm britanik

Evropë

Flet ministri i ri i Jashtëm britanik

Më: 6 korrik 2024 Në ora: 07:39
David Lammy

David Lammy, 51 vjeç, një avokat i afërt me ish-presidentin Barack Obama, do të jetë në krye të diplomacisë britanike.

Po dje, sekretari i ri i Jashtëm britanik, David Lammy, bëri thirrje për “një armëpushim të menjëhershëm” në luftën në Gaza, në fjalimin e tij të parë pas emërimit.

David Lammy, i emëruar në krye të diplomacisë pas fitores së laburistëve në zgjedhjet parlamentare britanike të enjten, tha se ai “do të përpiqet (…) të mbështesë një armëpushim të menjëhershëm (në Gaza) dhe të bëjë që të largohen pengjet.

“Unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për të ndihmuar Joe Biden të arrijë këtë armëpushim,” shtoi ai nga Ministria e Jashtme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat