Policia greke duket se po shkon drejt zbardhjes së ekzekutimit mafioz të biznesmenit Panagiotis Stathis, vrasje e ndodhur më 2 korrik në Neo Psychiko.
Vrasësi gjakftohtë raportohet se është shtetas grek, i njohur për autoritetet në shtetin fqinj.
Sipas Protothema.gr, autori i dyshuar i krimit është identifikuar pas analizës së celularit të 54-vjeçarit. Në të njëjtën kohë, janë marrë në pyetje persona që kanë njohuri për çështjen dhe konsiderohen si dëshmitarë kyç për zgjidhjen e saj.
Vrasësi raportohet se ka vepruar i vetëm dhe se ka vëzhguar vendin e ngjarjes disa ditë para krimit. Ndërkohë ditën e vrasjes ai ka mbërritur në vendngjarje rreth 1 orë e gjysmë para viktimës.
Ai ishte i veshur me të zeza, mbante doreza gjatë gjithë kohës si edhe dy pistoleta 9 mm për t’u siguruar se do të ishte gati edhe nëse njëra prej tyre bllokohej. Vrasësi e pak fjalë ishte plotësisht i organizuar dhe krejtësisht i ftohtë. Gjithashtu ishte në dijeni të orarit të 54-vjeçarit ndërsa një ditë para krimit ndodhej në vendngjarje duke mbikëqyrur zonën.
Në të njëjtën kohë, gjatë gjithë ngjarjes, pra që kur ka mbërritur në vendngjarje (rreth orës 07:00), vrau Stathisin dhe u largua, nuk i ka hequr dorezat për asnjë moment.