Aksident i rëndë në Slloveni, humbin jetën dy persona, mes tyre një 12 vjeçar

Evropë

Aksident i rëndë në Slloveni, humbin jetën dy persona, mes tyre një 12 vjeçar

Më: 6 korrik 2024 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Dy francezë, mes tyre një fëmijë 12-vjeçar, të cilët po ktheheshin nga një udhëtim humbën jetën në një aksident pas përplasjes së minubusit më një kamion.

“Shoferi francez 40-vjeçar i minibusit u përplas me një kamion të parkuar dhe fatkeqësisht ndërroi jetë në vend, si dhe një pasagjer i mitur i ulur në sediljen e përparme,” tha policia.

Ndërkohë kanë mbetur të plagosur shtatë persona, të cilët janë shtruar në spital

Sipas mediave sllovene, i mituri që humbi jetën nga përplasja ishte 12 vjeç.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e së premtes në autostradën Vrtojba, afër kufirit mes Sllovenisë dhe Italisë. Ndërkohë kanë nisur hetimet për shkakun e ngjarjes tragjike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat