2-vjeçarja e infektuar me parvovirus, i cili shkaktoi miokardit, ka ndërruar jetë në Greqi.
Vogëlushja po trajtohej në spitalin “Ippokrateio” në Selanik, po fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.
Sipas informacioneve, fëmija është transferuar në Hipokratin nga spitali Gennimatas ku është shtruar fillimisht dhe pas dy javësh ka ndërruar jetë dje, të shtunë. Vajza ishte infektuar me parvovirus, i cili shkaktoi miokardit dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve, ajo ndërroi jetë.
E mitura kishte një histori të vështirë mjekësore, pasi përballej edhe me probleme të tjera shëndetësore.