Surpriza në zgjedhjet në Francë, reagon Presidenca: Macron po analizon rezultatet

Evropë

Surpriza në zgjedhjet në Francë, reagon Presidenca: Macron po analizon rezultatet

Më: 7 korrik 2024 Në ora: 21:41
Emmanuel Macron

Presidenti Emmanuel Macron, sipas CNN, është duke analizuar rezultatet e fundit të zgjedhjeve dhe do të presë që tabloja e plotë të shfaqet në parlament përpara se të marrë vendimet e nevojshme, sipas  Presidencës franceze.

“Presidenti, si garantues i institucioneve tona, do të respektojë zgjedhjen e popullit francez”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu thuhet se Presidenti Macron nuk pritet të flasë sonte.

Por kryeministri i tij Gabriel Attal do të mbajë një deklaratë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat