Zjarr në qendrën gjermane të emigrantëve, humb jetën një person

Evropë

Zjarr në qendrën gjermane të emigrantëve, humb jetën një person

Më: 9 korrik 2024 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

Një person humbi jetën dhe një oficer policie u plagos rëndë si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një qendër për strehimin e emigrantëve në një qytezë gjermane pranë Hambugut.

Ngjarja ndodhi gjatë natës në kampin e ngritur në Buscholz der Nordheide, teksa shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, por nuk mungojnë dyshimet se ai mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Forcat zjarrfikëse dhe policia shkuan menjëherë në vendngjarje dhe pas disa orësh përpjekje arritën të vendosin flakët në kontroll. Gjatë operacionit ata konstatuan dhe trupin e pajetë, i cili nuk është identifikuar.

Zyrtarët lokalë raportojnë se një efektiv policie mori djegie të rëndë dhe u dërgua në spital, teksa probleme më të lehta patën dhe një pjesëtar i qendrës së emigrantëve dhe një zjarrfikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat