Zvicra i vendos sanksione të reja kundër Rusisë

Evropë

Zvicra i vendos sanksione të reja kundër Rusisë

Më: 9 korrik 2024 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Zvicra ka njoftuar se ka vendosyr sanksione të reja kundër Rusisë.

Kjo u bë e ditur përmes një deklarate nga ministria zvicerane e ekonomisë, shkruan Sky Neës.

Këto sanksione, sipas kësaj ministrie synojnë kryesisht “biznesët, propagandistët, anëtarët e forcave të armatosura, gjyqësorin dhe personat përgjegjës për dëbimin e fëmijëve ukrainas”.

“Subjektet e reja të sanksionuara përfshijnë kompani që operojnë në industrinë ruse të mbrojtjes dhe firma në sektorët financiarë dhe tregtarë të përfshirë në anashkalimin e sanksioneve”, thuhet tutje në deklaratë.

Tutje, ministria tha se kjo do të thotë se më shumë se 2 mijë 200 individë dhe subjekte tani janë pjesë e listës së sanksioneve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat