Ndaj Marine Le Pen ka nisur një hetim paraprak – dyshohet se fushata është financuar në mënyrë të paligjshme

Evropë

Ndaj Marine Le Pen ka nisur një hetim paraprak – dyshohet se fushata është financuar në mënyrë të paligjshme

Më: 9 korrik 2024 Në ora: 16:48
Marine Le Pen

Prokuroria në Paris nisi një hetim paraprak me dyshimin për financim të paligjshëm të fushatës presidenciale të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen në zgjedhjet e vitit 2022.

Prokuroria e Parisit konfirmoi për AP se më 2 korrik nisi një hetim gjyqësor me akuzën e pranimit të një kredie financiare, përvetësimit, mashtrimit dhe falsifikimit, pa dhënë një shpjegim të detajuar.

Le Pen nuk i komentoi akuzat, raporton mediumi euronews.

Një hetim paraprak u hap në bazë të raportit të vitit 2023 të Komisionit Kombëtar për Financimin Politik, organi përgjegjës për monitorimin e shpenzimeve të kandidatëve.

Në zgjedhjet franceze, kandidatëve u ndalohet të kalojnë një kufi të caktuar shpenzimesh.

Mediat franceze raportojnë se 55-vjeçarja nuk është kandidati i vetëm për zgjedhjet presidenciale të vitit 2022 i veçuar nga organi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat