Birësoi 17 foshnja në mënyrë të paligjshme, gruaja bie në prangat e policisë

Evropë

Birësoi 17 foshnja në mënyrë të paligjshme, gruaja bie në prangat e policisë

Më: 10 korrik 2024 Në ora: 11:49
Ilustrim

Një grua nga Bullgaria është arrestuar në Greqi, pasi akuzohet se ka birësëuar 17 foshnja në mënyrë të paligjshme.

Mediat greke shkruajnë se e artrestuara ka kryer birësime me pagesë, përgjatë viteve 2013-2015.

Ajo ishte në kërkim nga autoritetet greke, pasi ndaj saj ishte lëshuar një urdhër arresti evropian nga Prokuroria e Katerinës, e cila e kishte proceduar për trafikim njerëzor.

Me vendim të Gjykatës së Rrethit vendor, i është caktuar masa e paraburgimit deri në vendosjen nëse dhe kur do të ekstradohet në Greqi, pasi në vendin e saj akuzohet edhe për birësime të paligjshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat