I dyshuar kryesor për vrasjen e gruas dhe dy vajzave të gazetarit të BBC, arrestohet 26-vjeçari
Është vënë në pranga i riu i cili ishte shpallur në kërkim si i dyshuar kryesor për vrasjen e tre grave në Angli, dy vajzave dhe gruas së një gazetari dhe komentatori të BBC.
Kyle Clifford, 26 vjeç, i cili mendohet se ka shërbyer në ushtrinë britanike për rreth një vit, u cilësua si i dyshuar nga policia e Hertfordshire pas vdekjes së Carol Hunt, 61 vjeçe dhe dy vajzave të saj, Hannah, 28 vjeçe, dhe Louise, 25 vjeçe, në një pronë në Bushey.
Një deklaratë nga policia e Hertfordshire tha se Clifford ishte gjetur në Enfield, pranë një prone që u kontrollua më herët gjatë ditës si pjesë e kërkimit.
26-veçari është dërguar në spital për trajtim mjekësor pasi është konstatuar se ka pasur lëndime në trup, ndërsa gjatë ndërhyrjes së policisë për arrestimin e tij nuk pas pasur asnjë të shtënë me armë.
Në këtë fazë, dyshohet se i dyshuari ishte i njohur për viktimat.
Detektivi dhe Inspektorja Justine Jenkins, nga Njësia e Krimit të Madh të Bedfordshire, Cambridgeshire dhe Hertfordshire, tha:
“Kjo vazhdon të jetë një kohë tepër e vështirë për familjen e viktimave dhe ne do të kërkojmë që privatësia e tyre të respektohet ndërsa ata pajtohen me atë që ka ndodhur.
“Pas hetimeve të gjera, i dyshuari është gjetur dhe askush tjetër nuk është duke u kërkuar në lidhje me hetimin në këtë moment”, shton ajo sipas BBC.
Carol, Hannah dhe Louise Hunt, u gjetën të plagosura rëndë në një shtëpi në Ashlyn Close rreth orës 19:00 të së martës dhe më vonë vdiqën në vendngjarje.
----------
Gruaja dhe dy vajzat e gazetarit të BBC dhe komentatorit të garave, John Hunt janë vrarë me armë zjarri të martën mbrëma.
Zyrtarë policorë kanë thënë se janë vënë në kërkim të një 26-vjeçari, të quajtur Kyle Clifford, i cili dyshohet si autor i ngjarjes.
Policia ishte thirrur në një shtëpi në Bushey, Hertfordshire, të martën në mbrëmje, ku u gjetën tri gra të plagosura rëndë, të cilat më vonë vdiqën nga plagët e tyre.
Viktimat e vrasjes së trefishtë u identifikuan si gruaja dhe dy vajzat e komentatorit të garave të BBC-së, John Hunt, ka bërë të ditur transmetuesi publik i Mbretërisë së Bashkuar të mërkurën.
Policia tha më herët se të ndjerat, të moshës 25, 28 dhe 61 vjeç, u vranë në atë që besohet të ketë qenë një “incident i shënjestruar”.
Policia ka kërkuar nga qytetarët që të mos i afrohen të dyshuarit.
Sekretarja e Brendshme britanike, Yvette Cooper, ka thënë se ajo po mbahet “plotësisht e përditësuar” nga policia për rastin.