PST beson se Kina do të përpiqet të rekrutojë më shumë qytetarë të norvegjisë dhe beson se norvegjezët që studiojnë në Kinë janë grupi më i prekshëm ndaj rekrutimit….)
Një burrë norvegjez rreth të 30-ave u akuzua së fundmi për spiunazh në dobi të Kinës.
Metodat e Inteligjencës Kineze të regrutimit janë të ndryshme, duke përfshirë ofertat e punës dhe bashkëpunimin akademik.
PST krahason kërcënimin e inteligjencës së Kinës me ndryshimin e motit!
PST është përfshirë në disa raste ku ndaj shtetasëve norvegjezë kishtr tentime që të rekrutohen nga inteligjenca kineze dhe kinezë për të spiunuar në emër të tyre.
Sipas drejtuesit të seksionit, Kina është e gatshme të shpenzojë burime të konsiderueshme materisle për rekrutimin e spiunëve në Norvegji.
-Drejtuesi i seksionit Kindt thotë se; këtu përdoret një metaforë në mjediset e shërbimit të sigurisë: “Se Rusia është si një tornado, ka një shkatërrim shumë të madh dhe kjo është shumë e dukshme”!.
- Ndërsa kërcënimi i inteligjencës nga Kina është paksa i ngjashëm me ndryshimin e motit, ai vjen shumë gradualisht. Nuk është aq e lehtë për t'u zbuluar siç ndodh, por dëmi në afat të gjatë është potencialisht katastrofik dhe i pakthyeshëm.
Ekzistojnë tre aspekte të veçanta për të cilat Kina është veçanërisht e interesuar në lidhje me Norvegjinë, sipas PST:
-Teknologji e avancuar, sepse Norvegjia ka mjedise akademike dhe kompani teknologjike kryesore që janë të rëndësishme për Kinën, veçanërisht për zhvillimin e ushtrisë kineze.
-Kina gjithashtu dëshiron të ushqejë dhe të shtypë opozitën politike. Të gjithë personat që flasin në mënyrë kritike kundër regjimit kinez në Norvegji janë subjekt i përcjelljes, por në disa raste edhe kërcënohen me presione për të mos folur.
-Ata janë të interesuar në njohuritë mbi ndikimin e proceseve politike të rëndësishme për Kinën, si politika tregtare, të drejtat e njeriut, çështjet e energjisë dhe politika e jashtme.
Ambasada kineze në Norvegji nuk i është përgjigjur pyetjeve të VG-së për këtë çështje, por më heret kanë kundërshtuar akuzat për spiunazh.
- “Kohët e fundit ka pasur raste kur disa vende evropiane kanë fabrikuar dhe hedhur në lojë të ashtuquajturat "raste të spiunazhit kinez" me qëllim të shpifjes dhe përfoljes së qëllimshme ndaj Kinës. Ne jemi të ashpër kundër veprimeve të tilla” , i shkruan ambasada e Kinës në Norvegji VG, pasi që një burrë norvegjez, rreth të 30-ave u akuzua për tentativë spiunazhi në dobi të Kinës. Ai është nën hetime!…)
Kindt thotë se inteligjenca e Kinës ka mënyra të ndryshme për të rekrutuar spiunët, një shembull, mund të merrni një ofertë pune nga një kompani në dukje legjitime nëpërmjet LinkedIn, me qëllim që të dërgoni informacion. Dhe pastaj rezulton se në anën tjetër është një oficer i inteligjencës nga Kina, i cili po përpiqet t'ju rekrutojë.
- Një metodë tjetër e njohur për të rekrutuar njerëz në akademi është se mund të merrni një kërkesë për të shkruar një artikull për një institut kinez për një pagesë relativisht të mirë, për një vizitë të mëvonshme të sponsorizuar në Kinë me pritje dhe njëfarë vlerësimi.
Kjo karrotë mund të duket fillimisht si një ofertë e mirë, por pas kësaj “t’mire” qëndron një aktor i inteligjencës kineze!
Dt.17.07.2024
VG/ Hilde Kristine Misje,Anton Lier dhe Axel Lindberg