Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë i shkallës Rihter është regjistruar pasditen e së shtunës në ishullin e Kretës në Greqi.
Sipas Institutit Gjeodinamik grek, lëkundjet sizmike janë ndjerë në orën 18:38, shkrujnë mediat në vendin fqinj.
Epiqendra ishte në zonën detare, 26 kilometra në jug-jugperëndim të Paleochora Chania. Thellësia e lëkundjeve sizmike ishte 4.6 kilometra.
Paraprakisht nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme materiale.