Riaktivizimi i Etna-s/ Hapen aeroportet në Katania pas shpërthimit vullkanik

Evropë

Riaktivizimi i Etna-s/ Hapen aeroportet në Katania pas shpërthimit vullkanik

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 08:38
Vullkani Etna

Trafiku ajror në aeroportin e Katanias është rikthyer në normalitet. Mediat vendase raportojnë se në orët e para të mbrëmjes së së martës, trafiku ajror rifilloi gradualisht. Fluturimet u pezulluan përkohësisht për shkak të shpërthimit të vullkanit Etna.

Pas shpërthimit, asnjë avion nuk ishte në gjendje të ngrihej apo të ulej.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë i Italisë (INVG) njoftoi herët dje në mëngjes se një kolonë tymi gjashtë kilometra e lartë po ngrihej mbi malin Etna. Mali Etna, 3324 metra i lartë, është vullkani më i madh aktiv në Europë.

Së fundmi, aeroporti i Katanias iu desh të pezullonte funksionimin më 5 korrik për shkak të një shpërthimi të malit Etna. Miliona njerëz që duan të pushojnë në pjesën lindore të Siçilisë mbërrijnë në aeroport çdo vit. Ishulli i Mesdheut është një nga destinacionet më të njohura turistike të Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat