Policia turke arreston 72 anëtarë të dyshuar të ISIS

Evropë

Policia turke arreston 72 anëtarë të dyshuar të ISIS

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 06:08
Policia turke

Policia turke arrestoi 72 anëtarë të dyshuar të grupit të Shtetit Islamik (ISIS) në disa operacione mbarëkombëtare, tha ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.

Operacionet u kryen në 13 provinca, përkahësisht në Ankara, Adana, Antalia, Corum, Elazig, Gaziantep, Hatay, Stamboll, Kirkkale, Kilis, Mersin, Sanliurfa dhe Trabzon, tha ministri turk në X, dikur Twitter.

Ai tha se u sekuestruan një sasi e madhe valutë, lira turke dhe shume pajisje dixhitale.

Qeveria turke e cilësoi ISIS si një organizatë terroriste në vitin 2013. Polica ka kryer rregullisht operacionet kundër terrorizmit në të gjithë vendin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat