CNN: Shërbimet franceze të inteligjencës “mobilizohen plotësisht” për të gjetur burimin e sulmeve në rrjetin hekurudhor

Evropë

CNN: Shërbimet franceze të inteligjencës “mobilizohen plotësisht” për të gjetur burimin e sulmeve në rrjetin hekurudhor

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 12:35
Një anëtar i stafit hekurudhor të SNCF dhe një oficer policie punojnë në një vend ku u shënjestruan rrjeti u trenave të shpejtësisë së lartë të Francës më 26 korrik.

Një burim francez i inteligjencës i tha mediumit CNN se shërbimet e inteligjencës së vendit janë “plotësisht të mobilizuara” për të gjetur ata që janë përgjegjës për sulmet e koordinuara në rrjetin hekurudhor të vendit.

Është e paqartë se kush qëndron pas sulmit.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë deri më tani.

Burimi tha se shërbimet e inteligjencës kanë theksuar se “këto metoda janë përdorur nga e majta ekstreme në të kaluarën”, por se “nuk ka asnjë provë që të lidh veprimet e sotme me to”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat