Ndikimi dhe pasojat e religjionit në shoqërinë norvegjeze?

Evropë

Ndikimi dhe pasojat e religjionit në shoqërinë norvegjeze?

Nga: H.R Më: 26 korrik 2024 Në ora: 13:08
Një hulumtim nga Olav Elgvin, studiues i FAFO-s

“Feja është një parazit” shkruante Braan Sterri ( shkencëtar politik dhe filozof norvegjez), në Dagbladet në një koment, pastaj “Feja çon në një mori pasojash negative” edhe kjo sipas komentatorit në fjalë…)

Është një mohim përgjegjësie për njeriun kur ai nuk merr vendime të guximshme për vetëveten, me të tjerët, dhe njëkohësisht nuk i ndan dhe nuk i diskuton në mënyrë të barabartë…) Këtu bëhet fjalë për reciprocitetin e të gjitha komuniteteve të besimit fetar në shtetin e Norvegjisë!

-Ka pasur disa përgjigje për komentin e Braanen Sterrit, por shumica e përgjigjeve nuk janë marrë me sfidën e komentatorit, thekson studiuesi i FAFO-s, Olav Elgvin.

-Unë i qasem fesë në dy mënyra të ndryshme, me dy “kapele” të ndryshme. Së pari, unë  i qasem fesë me identitetin tim si një studiues i orientuar empirik.

Jam duke shkruar një doktoraturë mbi mendimin politik islam në Institutin për Politikë Krahasuese në Bergen dhe si studiues në Fafo kam bërë shumë kërkime mbi integrimin e pakicave në Norvegji.

Me “kapelën e studiuesit” në kokë, kam një pyetje që është më e rëndësishme se të gjitha të tjerat:

Si duhet ta shpjegojmë atë që po ndodh në shoqërinë tonë norvegjeze? 

Nëse materiali i të dhënave që kam përpara sugjeron se disa nga idetë që kam pasur më heret nuk janë të sakta, si studiues që jam, e kam për obigim moral t'i korrigjoj ato ide, kjo është normale.

Por, besoni se idealet e sferës shkencore kanë kolonizuar edhe sferën private të jetës sime.

Nëse do e filloj një program të ri trajnimi, a jam i njohur me hulumtimin, se cilat forma të ushtrimeve janë më efektive?

Për t'iu përgjigjur kësaj, duhet të shkohet në hulumtimin që është bërë; “se si funksionon feja në jetën e njerëzve”! Kjo është ajo që unë synoj të bëj në këtë tekst, por fillimisht do të shkruaj për vend ndodhjen time në këtë peizazh.

Besimi fetar duket se ka një efekt të drejtpërdrejtë në lumturinë, por pa e ditur plotësisht shkencëtarët pse!

Pse është kështu? 

Studiuesit nuk janë të sigurt këtu, përderisa një pjesë e kësaj mund të shpjegohet për faktin se komunitetet fetare u ofrojnë njerëzve mbështetje sociale, por edhe kjo nuk shpjegon gjithçka!

Ndoshta kjo është aq e thjeshtë sa që një besim fetar mund ta bëjë jetën të duket më kuptimplote.

Edhe këtu kemi përjashtime, sepse komunitetet fetare dhe besimet fetare mund t'i bëjnë njerëzit të lodhen ose të rëndohen nga mendimet negative. Por nëse duam t'i besojmë hulumtimit, (ky është një përjashtim dhe jo rregull),sepse ju nuk keni nevojë për fenë për t'u ndjerë mirë!

Nëse feja ka pasoja të tilla pozitive për njerëzit, dikush ndoshta do të mendonte se njerëzit do të ishin të pakënaqur pa Zotin. Kur kam qenë adoleshent, (ndonjëherë) vizitoja kampet e të rinjve të krishterë.

Një herë, kur dëgjova folësin atje, m'u krijua përshtypja se ishte një keqardhje e madhe për ata që nuk e kishin takuar Zotin. Ata ishin të pakënaqur. Ata nuk kishin për çfarë të jetonin. Nëse do të ishit ateist, mund të mos ishit në at mes për të ndëgjua ato që po fliteshin atje. 

Dhe të paktën nuk kishte arsye për të bë gjëra të mira për të tjerët, nëse nuk do të ishe fetar!

Çfarë kuptimi kishte, të bësh gjëra të mira nëse nuk kishte Zot?

Kjo nuk është kështu, sepse hulumtimi është relativisht i kjartë:

Ju nuk keni nevojë për fenë për t'u ndjerë mirë! Feja nuk është e nevojshme që shoqëria të funksionojë! Feja nuk është e nevojshme që njerëzit të sillen mirë me të tjerët!

Si e dini këtë?

Shumë thjesht: shoqëritë në botë që punojnë më mirë dhe njerëzit janë më të lumtur, janë shoqëri më pak fetarë.

Merrni për shembull vendet skandinave: shoqëritë këtu në veri punojnë më mirë se shumica e vendeve të tjera në botë. Në të njëjtën kohë, njerëzit janë më pak fetarë, pothuajse kudo tjetër në botë dhe kjo nuk vlen vetëm në krahasimet midis vendeve.

Brenda Shteteve të Bashkuara, për shembull, njerëzit janë më të lumtur në shtetet më pak fetare. Njerëzit janë mesatarisht më fetarë në Misisipi sesa në Vermont. Megjithatë, njerëzit në Vermont janë më të lumtur. Nëse feja do të ishte e nevojshme që shoqëria të funksiononte, apo që njerëzit të ishin të lumtur, nuk do të ishte kështu. 

Por si lidhet kjo?

Nëse është rasti që feja është më shpesh pozitive për lumturinë dhe mirëqenien e individëve, sigurisht që njerëzit duhet të jenë më të lumtur në shoqëritë më fetare!

Pyetja është se çfarë vjen e para?

Nëse është rasti që njerëzit fillimisht pushojnë së qeni fetar, dhe më pas arrijnë të ndërtojnë një shoqëri të mirë, kjo mund të tregojë se feja ka efekte negative në shoqëri.

Por mund të jetë edhe anasjelltas: së pari ndërtoni një shoqëri të mirë dhe më pas njerëzit pushojnë së qeni fetar, sepse keni arritur aq mirë sa nuk keni më nevojë për fenë.

Në foton e hulumtimit të sotëm, mund të gjeni argumente dhe mbështetje për të dyja këto teori.

Teoria e dytë – se njerëzit shpesh ndalojnë së qeni fetar kur kanë një jetë të mirë, kjo është bërë relativisht e njohur dhe e përhapur në mesin e njerëzve që hulumtojnë fenë në vitet e fundit. 

Atëherë, çfarë i bën njerëzit fetarë?

Në nivel individual, ka faktorë të ndryshëm që hyjnë në lojë. Ka shumë për të thënë nëse rritesh në një familje fetare apo jo. Personaliteti dhe mënyra se si dikush mendon ka rëndësi. Mesatarisht, njerëzit që mendojnë në mënyrë sistematike dhe analitike kanë më shumë gjasa të jenë ateistë, nëse gjithçka u shkon mirë, prandaj besimi në Zot shpesh u bie!

Po, përpara se ateistët të merren shumë me këtë, duhet përmendur gjithashtu se njerëzit që kanë shumë ndjeshmëri mund të jenë disi më të prirur të besojnë në Zot. Për më tepër, faktorët trashëgues ndoshta kanë diçka për të thënë gjithashtu.

Por edhe nëse ka shumë faktorë individualë që hyjnë në lojë, ende mund të shihen disa tendenca të qarta në nivel shoqëror. Njerëzit thjesht kanë një prirje më të madhe për të besuar në Zot nëse jeta paraqet sfida dhe e kundërta, nëse gjithçka shkon mirë!

Fatkeqësitë natyrore rrisin besimin në Zot, kjo shihet për herë të parë kur krahasoni njerëzit në vende dhe rajone të ndryshme me njëri tjetrin, siç bëri studiuesi Ronald Inglehart dhe Pippa Norris në këtë libër me ndikim. Ju gjithashtu e shihni atë kur krahasoni njerëzit brenda vendeve evropiane.

Për të zbuluar se çfarë të çon në çfarë, ideale këtu do të ishte gjetja e një ndryshimi në atë se sa e vështirë është për njerëzit të shohin se si ajo ndikon në fenë.

Kjo është pikërisht ajo që bëri në kohët e fundit, studiuesja daneze Jeanet Bentzen, në atë që unë e konsideroj si një goditje të vogël gjeniale në këtë studim. Për të parë nëse rrethanat e vështira i bëjnë njerëzit më fetarë, ajo hetoi nëse njerëzit ishin më fetarë në zonat e goditura shpesh nga tërmetet.

Zbulimi ishte i kjartë, sepse në ato zona me shumë tërmete, njerëzit ishin më të prirur të besonin në Zot edhe kur kontrolloheshin për faktorë të tjerë. Gjithashtu, njerëzit u bënë më fetarë menjëherë pas një tërmeti. Në këtë rast, është fare e sigurt se nuk është e kundërta, sepse tërmetet  nuk shkaktohen, pse shumë njerëz besojnë në Zot.

Prandaj, studimi i Bentzen tregon se njerëzit shpesh bëhen më fetarë kur gjërat janë të vështira dhe më pak fetarë kur gjërat janë të mira. Një arsye e rëndësishme pse njerëzit janë më pak fetarë në shoqëritë që funksionojnë mirë është, se ne që jetojmë në shoqëri të tilla nuk kemi aq nevojë për fe, se sa  ata që jetojnë në shoqëri ku jeta mund të jetë tepër e vështirë.

A krijon besim feja?

Megjithatë, është e mundur që feja të ketë një efekt të pavarur dhe negativ në zhvillimin shoqëror.

Këtu janë publikuar studime të ndryshme që tregojnë drejtime të ndryshme se si ndikon feja në rritjen ekonomike të një vendi!

Një studim me ndikim në vitin 2003, pohon se ishte pozitive për rritjen ekonomike që njerëzit të kenë besime fetare, dhe në veçanti për atë se ata besojnë në shpërblim/dënim pas vdekjes.

Nga ana tjetër, ishte negative për rritjen ekonomike, nëse njerëzit shkonin shpesh në kishë, mendojnë studiuesit. Megjithatë, gjetjet e studimit janë kritikuar nga studiues të mëvonshëm, të cilët kanë gjetur rezultate të ndryshme.

Të tjerë kanë hetuar se si feja është e lidhur me besimin, i cili shpesh konsiderohet thelbësor për funksionimin e mirë të shoqërisë.

A i bën feja njerëzit t'u besojnë të tjerëve pak a shumë?

Shkencëtari i famshëm politik amerikan Robert Putnam pohoi në librin American Grace se feja i bëri njerëzit në Shtetet e Bashkuara më të besueshëm. Por kur studiuesi norvegjez Dag Wollebæk rianalizoi të dhënat e Putnam, ai mori një rezultat krejtësisht të ndryshëm….)

Nga ana ime, ndoshta jam disi skeptik nëse mund të zbuloni marrëdhënie shkakësore në studime të këtij lloji, të paktën nëse krahasoni efektin e fesë në përgjithësi në vende të ndryshme.

Kur studiohet zhvillimi shoqëror, është e vështirë të izolohet një faktor i vetëm siç është feja. Nëse një studim tregon se besimi fetar është i lidhur me një zhvillim më të ulët, për shembull, mund të jetë për shkak se ata ndoshta kanë jetuar në një kontekst ku jeta është më e pasigurt.

Gjëra të tilla janë të vështira për t'u kontrolluar, sado që të përpiqeni. Por një arsye tjetër është po aq e rëndësishme, sepse njerëzit janë fetarë në mënyra të ndryshme.

-Nëse disa njerëz nuhasin më shumë djersë se të tjerët, ndoshta ka arsye të tjera përveç besimit në Zot!

Idetë fetare që njerëzit kanë janë të ndryshme nga njëri-tjetri dhe njerëzit e jetojnë fenë e tyre në mënyra të ndryshme. Ajo që zbatohet për një grup fetar në një kohë të caktuar nuk duhet të zbatohet për grupet e tjera.

Unë do të jap një shembull të thjeshtë.

Nëse po flasim për Norvegjinë, a do të ketë lidhje me erën e djersës në popullatë nëse njerëzit janë fetarë apo jo?

Me siguri jo, sepse komunitetet kryesore fetare në Norvegji nuk janë veçanërisht të shqetësuara as me kozmetikën, por as me erën e trupit…)

Disa besime fetare mund të ndikojnë në erën e trupit, ndërsa të tjerat jo.

Ky shembull është relativisht banal, por kemi raste edhe në fusha të tjera. Nga vitet 60 e tutje, studiuesit e kanë ditur se përkatësia fetare mund të rrisë paragjykimet ndaj njerëzve që i përkasin grupeve të tjera. Kjo është parë në sondazhe, ku ata që janë fetarë mund të shprehin më shumë paragjykim ndaj të tjerëve.

Kjo është hetuar edhe përmes eksperimenteve psikologjike, ku njerëzit mund të bëhen më të paragjykuar nëse u kujtohet identiteti i tyre fetar.

Arsyeja është ndoshta se feja mund të ketë të bëjë më shumë sesa marrëdhëniet e dikujt me Zotin.

Fetë ndonjëherë i ndajnë njerëzit në grupe brenda dhe jashtë. Ju jeni të shpëtuar ose nuk jeni të shpëtuar, ju ndiqni rrugën e drejtë ose nuk e bëni, jetoni në mëkat ose jeni pajtuar me jetën tuaj mëkatare.

Nëse keni një botëkuptim fetar që është bardh e zi, aty ku njerëzit janë brenda ose jashtë, kjo mund të krijojë një distancë më të madhe midis jush dhe të tjerëve. Në shoqëritë ku njerëzit me pikëpamje të ndryshme jetojnë së bashku, kjo mund të ketë një efekt negativ në marrëdhëniet midis grupeve të ndryshme.

Por a është kështu për të gjithë besimtarët? 

Vitet e fundit, ka pasur disa studime që tregojnë se njerëzit fetarë nuk kanë domosdoshmërisht më shumë paragjykime se të “tjerët” ndaj emigrantëve ose pakicave etnike, në disa studime duket se janë më tolerantë.

Psikologët që kanë hetuar se si feja manifestohet në jetën e njerëzve, shpesh kanë bërë dallimin midis formave të fesë "të orientuara nga brenda" dhe "nga jashtë "!

Nëse dikush ka një formë të religjionit të orientuar nga jashtë, më e rëndësishmja është përkatësia në bashkësinë fetare, se sa jeta personale fetare.

Pra, është më e rëndësishme t'i bashkohesh bandës,  të shkosh në kishë ose xhami - sesa të lutesh dhe të jesh i devotshëm.

Nëse dikush ka një fe të orientuar nga brenda, nga ana tjetër, devotshmëria personale është më e rëndësishme sesa bashkimi me grupin fetar.

Disa kërkime sugjerojnë se format e orientuara fetare nga jashtë, mund të rrisin paragjykimet ndaj njerëzve që u përkasin grupeve të tjera etnike ose kulturore, ndërsa format e orientuara fetare nga brenda nuk e bëjnë këtë…)

Nga norvegjishtja; H.R

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat