​BE transferon mbi 1.5 miliardë euro në Ukrainë nga asetet e ngrira të Rusisë

Evropë

​BE transferon mbi 1.5 miliardë euro në Ukrainë nga asetet e ngrira të Rusisë

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Presidenti i Komisionit Evropian njoftoi sot se BE-ja ka transferuar mbi 1.5 miliardë euro në Ukrainë duke përdorur asetet e ngrira të Rusisë, duke shënuar kështu përdorimin e parë të tillë të aseteve të palëvizshme.

"BE qëndron me Ukrainën.

Nuk ka simbol apo përdorim më të mirë për paratë e Kremlinit sesa ta bëjmë Ukrainën dhe të gjithë Evropën një vend më të sigurt për të jetuar”, tha Ursula von der Leyen në X.

Për shkak të sanksioneve të miratuara në fillim 2022, pas luftës së Moskës kundër Ukrainës, Rusia nuk ka të drejtë të marrë të ardhurat e saj të jashtëzakonshme, të cilat vlerësohet të jenë rreth 210 miliardë euro në të gjithë bllokun. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat