​Rrëzohet avioni ushtarak SU-34 në Rusi

Evropë

​Rrëzohet avioni ushtarak SU-34 në Rusi

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 20:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një avion luftarak i Forcave Ajrore ruse SU-34 është rrëzuar në rajonin Volgograd, konfirmoi Ministria e Mbrojtjes ruse.

"Aeroplani SU-34 u rrëzua në rajonin Volgograd gjatë një fluturimi të planifikuar stërvitor. Ekuipazhi u hodh, nuk ka rrezik për jetën e pilotëve", thuhet në deklaratë.

Avioni luftarak është rrëzuar në një zonë të pabanuar dhe sipas informacioneve paraprake, shkak i përplasjes është një defekt teknik.

Komisioni i Forcave Ajrore ruse ka mbërritur në vendngjarje dhe aktualisht është duke kryer hetime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat