Shefi i mbrojtjes britanike vlerëson 1.8 milionë viktima ruse gjatë viteve të ardhshme!

Evropë

Shefi i mbrojtjes britanike vlerëson 1.8 milionë viktima ruse gjatë viteve të ardhshme!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 27 korrik 2024 Në ora: 22:52
Shefi i Mbrojtjes britanike Tony Radakin

Në katër rajonet e pushtuara nga ana e Rusisë; Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhya, forcat ukrainase po luftojnë ngadalë por të sigurt,  ndërsa rusët kalojnë rrugën e tyre përmes Ukrainës Lindore, Rusia do të duhet të paguajë çmimin. Nëse ata vazhdojnë të operojnë siç janë tani, Rusia mund të pësojë humbje masive brenda pak viteve, duke arritur vetëm qëllimet e tyre minimale. Kështu mendon shefi i ri i ushtrisë britanike.

-Gjenerali Sir Rory Walker beson se Rusisë mund t'i duhen plot pesë vjet përpara se të arrihen objektivat minimale në të katër rajonet. Shefi i ushtrisë foli në konferencën vjetore të Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara të martën, kështu shkruan Newsweek.

- Me shkallën e tanishme të numrit  t’vdekurve dhe t’plagosurve, ata mund të mbërrijnë shifrat mbi 1.5 milion vdekje për të arritur atë që duan, si dhe miliarda humbje të pallogaritshme në pajisje.

-Rusia duhet të ketë më shumë për t'u shqetësuar sesa të humbasë në rastin më të mirë 1.5 deri në 1.8 milion njerëz për një pjesë të vogël të Ukrainës, thotë Walker.

Ndërda ushtria ukrainase vlerëson se Rusia tani ka pasur muajt e saj më vdekjeprurës të luftës deri më tani në përballjen me mbrojtjen tonë në rajonet lindore.

Është e vështirë të përcaktohet me saktësi numri i njerëzve të vrarë në luftë, por sipas BBC dhe agjencisë së pavarur ruse të medias Mediazona, pothuajse 60,000 ushtarë rusë janë konfirmuar të vdekur deri në mes të korrikut.

"Llogaritjet tona janë se Putinit mund t'i duhen pesë vjet për të rindërtuar ushtrinë ruse atje ku ishte në shkurt të vitit 2022", thotë admirali Sir Tony Radakin, shefi britanik i mbrojtjes.

Maria Rolland

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat