Vuçeviq i anulon të gjitha vizitat e planifikuara, infektohet me koronavirus

Evropë

Vuçeviq i anulon të gjitha vizitat e planifikuara, infektohet me koronavirus

Më: 29 korrik 2024 Në ora: 13:50
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, është prekur me koronavirus.

Në njoftimin e lëshuar nga qeveria që ai e drejton thuhet se ai i ka anuluar të gjitha takimet dhe vizitat e planifikuara për ditët në vijim.

Vuçeviq po trajtohet në shtëpi, duke përdorur terapi mjekësore.

Ai do t’i kryejë obligimet e tija nga shtëpia, shkruan Tanjug.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat