Ukraina nisi një sulm me dron gjatë natës mbi një depo nafte ruse si dhe objektiva të tjera pak mbi kufirin verior të Ukrainës, sipas raporteve të mediave ruse.
Autoritetet në rajonin e Kurskut të Rusisë raportuan se kishin rrëzuar me sukses objektivat ajrore mbi rajon. Në mëngjesin e së martës, 30 korrik, guvernatori në detyrë, Alexey Smirnov, njoftoi se të paktën katër raketa AFU dyshohet se ishin shkatërruar në qiell mbi rrethet Oktyabrsky dhe Kurchatovsky të Rajonit Kursk gjatë natës.
Tre minuta pas shpërthimit në orën 4:03 të mëngjesit, Smirnov raportoi një kërcënim me raketa në rajonin e Kurskut, raporton Kyiv Post, përcjell Bota sot.
Më vonë, u bë e ditur se UAV-të e panjohur kishin sulmuar një depo nafte në rajonin e Kurskut, duke rezultuar në një zjarr në tre tanke. Nga të dhënat paraprake mësohet se nuk ka persona të lënduar. Për më tepër, disa dëshmitarë në mediat sociale raportuan shpërthime pranë aeroportit.