Nxehtësia ekstreme në baza vjetore çon në vdekjen e të paktën 175,000 njerëzve në Evropë, dhe kontinenti është ndër rajonet me ngrohjen më të shpejtë në botë, me temperatura që rriten rreth dy herë më shpejt se mesatarja globale, paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Nxehtësia është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me klimën në rajon.
Temperaturat ekstreme përkeqësojnë kushtet kronike, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, të frymëmarrjes dhe cerebro-vaskulare, shëndetin mendor dhe gjendjet e lidhura me diabetin,” tha drejtori i OBSH-së për Evropë, Hans-Henry P. Kluge.
Rajoni evropian i OBSH-së përfshin 53 vende në Evropë dhe Kaukaz, duke përfshirë vendet e Azisë Qendrore si Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani, transmeton “Politico”.