Turqia arreston 99 anëtarë të dyshuar të IS-it

Evropë

Turqia arreston 99 anëtarë të dyshuar të IS-it

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 17:23
Pjesëtarë të Policisë turke. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Ministri i Brendshëm i Turqisë tha se në mbarë vendin janë arrestuar 99 anëtarë të dyshuar të grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Arrestimet u kryen kryesisht në Ankara dhe në Izmir në perëndim të shtetit, por edhe në pjesën lindore dhe jugore, tha ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, përmes një postimi në X.

“Nëntëdhjetenëntë të dyshuar janë arrestuar në operacionin GURZ-4, që zgjati tre ditë”, tha Yerlikaya.

“Ne nuk do të tolerojmë asnjë terrorist”, shtoi ai.

Në vitet e fundit, autoritetet turke kanë kryer disa arrestime masive të anëtarëve të dyshuar të IS-it. Në mars, autoritetet turke arrestuan 147 pjesëtarë të dyshuar të grupit ekstremist.

Pas këtyre arrestimeve, Yerlikaya deklaroi se policia kishte arrestuar në total 2.919 persona të dyshuar se kanë lidhje me grupin ekstremist./REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat