Greqia paralajmërohet për goditjen e një objektivi izraelit atje

Evropë

Greqia paralajmërohet për goditjen e një objektivi izraelit atje

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Shërbimi Informativ Kombëtar  i Greqisë dhe autoritetet kundër terrorizmit janë vënë në gatishmëri të shtuar pas një paralajmërimi që mbërriti në Athinë nga shërbimet e huaja të sigurisë për një përpjekje të mundshme për të goditur një objektiv të interesit izraelit në Greqi.

Zhvillimet e fundit me vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, kanë ngritur alarmin për sulme të mundshme hakmarrëse në vendet e treta.

Shërbimi informative thotë se ka një linjë të hapur komunikimi me homologët e huaj dhe po bashkëpunon ngushtë me Qipron, ku edhe Irani është përpjekur të kryejë një sulm terrorist – me rastin më të fundit të regjistruar në dhjetor 2023.

 “Niveli i vigjilencës është rritur”, ka konfirmuar për  median greke “Kathimerinin” një zyrtar në Ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarëve, ndërsa zyrtarë të shërbimeve të inteligjencës dhe sigurisë së vendit kanë konfirmuar transmetimin e informacionit nga jashtë për një sulm të mundshëm brenda kufijve grekë.

Vlerësimet e zyrtarëve grekë dhe të huaj  publikojnë  mundësinë që në një të ardhme të afërt të ketë një tentativë për t’u kundërpërgjigjur me një sulm kundër një objektivi izraelit, jo në territorin e Izraelit, por në një vend të tretë.

Për disa shërbime të huaja, Greqia është përfshirë midis vendeve kandidate. Megjithatë, sipas burimeve, nuk ka informacion të qartë për një sulm kundër një objektivi të caktuar apo në një datë të caktuar.

Ekziston shqetësim edhe për mundësinë e shtetasve të huaj që tentojnë të kalojnë tranzit nga Greqia me qëllim që të kryejnë një sulm në një vend tjetër.

Planet dhe tentativat për sulme kundër objektivave të interesit izraelit në Athinë u regjistruan dy herë në  vitet 2023-2024.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat