​Polonia këshillon shtetasit e saj të shmangin Libanin, Izraelin e Iranin

Evropë

​Polonia këshillon shtetasit e saj të shmangin Libanin, Izraelin e Iranin

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 21:38
Ilustrim

​Polonia këshillon shtetasit e saj të shmangin Libanin, Izraelin e Iranin

Polonia u ka bërë thirrje qytetarëve polakë që të mos udhëtojnë në Liban, Izrael dhe Iran për shkak të situatës së paqëndrueshme në rajon, njoftoi sot Ministria e Jashtme polake.

“Për shkak të rritjes së numrit të turistëve polakë që vijnë në Liban/Izrael/Iran, dëshirojmë t’ju kujtojmë se Ministria e Punëve të Jashtme ka këshilluar prej kohësh kundër çdo udhëtimi në këtë rajon”, tha ministria në rrjetin X.

“Situata e paqëndrueshme në lidhje me sigurinë tregon se largimi nga këto vende do të bëhet gjithnjë e më i vështirë”, thuhet në deklaratë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat