Stuhi në Gjermani/ Përmbyten rrugët, njerëzit bllokohen brenda makinave

Evropë

Stuhi në Gjermani/ Përmbyten rrugët, njerëzit bllokohen brenda makinave

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 09:06
Në Trendelburg-Gottsbieren, uji në rrugë ishte deri në dy metra i lartë.

Stuhia përmbyti rrugët dhe shkaktoi dëme në pjesë të ndryshme të Gjermanisë, ndërsa pjesa tjetër e vendit po përgatitet për stuhi.

Shiu kaloi mbi rrethin e Kassel (Hessen) dhe la pas bodrume të përmbytura dhe pemë të shkulura. Disa persona kanë mbetur të bllokuar në vetura. Shërbimet e urgjencës u thirrën në qindra lokacione, shkruajnë mediat gjermane.

Në Trendelburg-Gottsbieren, uji në rrugë ishte deri në dy metra i lartë.

Janë raportuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike, si dhe janë dëmtuar disa pompa uji, çka nënkupton rrezikun e shembjes së ujësjellësit. Sakaq, nuk është raportuar për të lënduar, por dëmi arrin në rreth njëqind mijë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat