Në Norvegji dhe NATO po zhvillohet një luftë e llogoreve ideologjike.
Negociatat e paqes - apo luftë në Ukrainë derisa Rusia të shtypet?
Për disa dilema fatale përballemi ne europianët;
A duhet ta marrim si të mirëqenë, se Ukraina me ndihmën masive të NATO-s, mund ta mposht Rusinë në fushën e betejës, në mënyrë që ata të tërhiqen nga të gjitha territoret e pushtuara, përfshirë gadishullin e Krimesë, nëse u mundësojmë ukrainasve të luftojnë mjaft gjatë?
Ky ka qenë një qëndrimi i padiskutueshëm, moral po, por se i pa pranueshëm. Çdo aluzion për ndonjë gjë tjetër, si dëshirat për negociata, janë etiketuar si mbështetje për ambiciet imperialiste të Putinit dhe rreziku që Putini më pas të vazhdojë të nënshtrojë edhe të tjera vende evropiane.
Negociata, ndërsa trupat ruse janë në tokën ukrainase do të përbënin lëshime ndaj Putinit, i cili po kryen një sulm të paligjshëm ndaj një vendi fqinj, thuhet kështu plotësisht me të drejtë.
Një tjetër realitet brenda mureve!
Më 20 korrik, gazetari i mirë informuar i Dagens Næringsliv, Sverre Strandhagen, me një përvojë në qarqet e NATO-s, shkruan se
"Pak kush beson se është e mundur të mposhten rusët. Pra, se Ukraina duhet të heqë dorë nga disa territore është plotësisht e pamohueshme, nëse nuk ka një kolaps total politik në Moskë”.
Do të ishte për t'u habitur nëse mendime të tilla do të krijoheshin në redaksinë e Dagens Næringsliv dhe nuk do të vinin nga burime solide në NATO ose në vendet e NATO-s. Rregullimi i brendshëm i një linje pa kompromis ilustrohet kështu në vazhdim:
“Ajo mund të ofrojë një bazë, që 'Ukraina perëndimore', me ndoshta rreth 80 për qind të vendit, të përcaktohet përmes një armëpushimi me një vijë të ngrirë kufitare sa të pushojnë armiqësitë! "Ukraina Perëndimore” mund të bëhet anëtare e NATO-s dhe të mbulohet nga garancia e sigurisë së Nenit 5".!!!
Me fjalë të tjera, gjërat tregojnë se, më shumë qëndrime pragmatike sillen brenda mureve të NATO-s sesa jashtë.
Nëse do të isha në këpucët e Zelenskyit ...)
“Nuk është e sigurt se Rusia mund të mposhtet plotësisht, nga një perspektivë se gatishmëria për t'i paguar armët dhe municionet Ukrainës nga NATO, jo më pak nga SHBA-ja, (që edhe mund të t’kurret) nëse Trump zgjidhet president!
Pra, nuk është për të dyshue fare se, ky përfundim i Strandhagen-it thotë kështu;
“Po të isha Zelenskyi, do të kisha pranua këtë”..)
"Po të isha me rrobat e Zelenskyj, do të isha budalla"!
Të nesërmen kjo tingëllimë ishte pothuajse si një jehonë, për nënkolonelin suedez, Jörgen Elfving në Dagens Nyheter.
E njëjta “jashtëçitje” përdëritet mbi një zgjidhje të përshkruar në revistën Foreign Affairs nga Profesoresha Mary Elise Sarotte e Shkollës Johns Hopkins të Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare:
“Ukraina lëshon zona në lindje dhe gadishullin e Krimesë, ndërsa 80 përqind e mbetur e vendit i bashkohet NATO-s”!
Model jashtëzakonisht i ngjashëm me atë që u zbulua edhe nga shefi i atëhershëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe shefi i shtabit Stian Jenssen gjatë Javës Arendal të vitit të kaluar:
"Unë në fakt mendoj se zgjidhja më e mundshme është që ata të heqin dorë nga territori dhe më pas të marrin anëtarësimin në NATO, në këmbim”!
Jashqitja shkaktoi pakënaqësi, jo më pak në Ukrainë, dhe Jenssen nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të kërkonte falje.
Më 1 korrik, Hungaria, e udhëhequr nga kryeministri Viktor Orbán, mori presidencën e rradhës gjashtëmujore të BE-së. Gjëja e parë me të cilën Orban befason, ishte shkuarja në Kiev për bisedime me Presidentin Zelenskyj, me të cilin ka një marrëdhënie të tensionuar.
Të nesërmen, më 5 korrik, shkoi në Moskë dhe presidenti Putin. Në të dyja vendet, Orbán tha se po shqyrtonte mundësitë për një armëpushim dhe bisedime paqeje, përpara se të udhëtonte në Pekin për të folur me Presidentin Xi Jinping për të njëjtën temë, kurse pas samitit të NATO-s në Uashington DC, pati bisedime edhe me Donald Trumpin në Mar-a-lago.
Turneu, ku Orbán ndëgjoi pikëpamjet e partive të rëndësishme ishte me të vërtetë një ngjarje unike që theu sloganin e komunikimit zero me Rusinë. Më 12 korrik, ai i dërgoi një përmbledhje të bisedimeve të tij të paqes, Presidentit të BE-së Charles Michel.
Samitet e tjera të BE-së ishin të zemëruara me turneun e Orbanit, jo vetëm që ai foli me Putinin.
-Sipas politikës evropiane perëndimore për momentin, vetëm topat dhe dronët lejohen të flasin. Udhëheqësit e BE-së përcaktuan se kryeministri hungarez nuk kishte mandat për të negociuar në emër të BE-së. Ai, po trokiste në dyer të hapura, këtë e bëri të qartë vetë Orban në forumin X (dikur twitter):
“Nuk mund të krijoni paqe nga një kolltuk i rehatshëm në Bruksel”!. Megjithëse presidenca e rradhës së BE-së nuk ka mandat për të negociuar në emër të BE-së, ne nuk mund të rrimë duar kryq dhe të presim që lufta të përfundojë mrekullisht. Ne do të shërbejmë si një mjet i rëndësishëm për të hedhur hapat e parë drejt paqes. Ky është misioni ynë i paqes”, ka shkruar kryeministri hungarez.
Më 21 korrik erdhi një tjetër surprizë;
“Presidenti Zelenskyy hapi negociatat me Rusinë për herë të parë që nga sulmi në shkallë të gjerë në Ukrainë. Ai la të kuptohet në samitin e ardhshëm të paqes në nëntor, si një mundësi e parë”!
-Vendimi mund të jetë ndikuar nga zgjedhja e Donald Trump për JD Vance si kandidatin e tij presidencial, supozon Swedish Aftonbladet.
Vance është edhe më i kjartë se vetë shefi, se ndihma për Ukrainën duhet të ndalet.
-Tre ditë më vonë, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba konfirmoi të njëjtën gjë:
“Ne jemi të përgatitur për të negociuar me Rusinë në një fazë të caktuar të luftës, me kusht që rusët të jenë të gatshëm të negociojnë me mirëbesim. Aktualisht, nuk ka një qëndrim të tillë për t'u gjurmuar”, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës në një deklaratë.
Një marrëveshje me një gënjeshtar, hajdut dhe vrasës?
Ndërkohë, këtu në shtëpi, në të njëjtën ditë që Zelenskyj hapi negociatat në rrethana të caktuara, ish-shefi i mbrojtjes Sverre Diesen u kritikua kundër një ideje të tillë.
“Çfarë do të thotë në të vërtetë thirrja për 'negociata'? ...
"Dhe çfarë mendoni se vërtet vlenë një marrëveshje me Rusinë e Vladimir Putinit?" pyet Diesen në Dagens Næringsliv më 21 korrik dhe vazhdon:
Një marrëveshje me Putinin, do të ishte sikurse marrëveshja e kryeministrit britanik Neville Chamberlain me Hitlerin në 1938. Chamberlain ishte i gatshëm të sakrifikonte Çekosllovakinë dhe u kthye në shtëpi “triumfues” me atë që mendonte se kishte arritur paqen, pastaj erdhi Lufta e Dytë Botërore.
Diesen beson se lufta duhet të vazhdoj deri në fund, sepse një fund tjetër me një armëpushim është një apel për diktatorin për të vazhduar.!
Para se të mbaronte muaji, profesori i historisë Sven G. Holtsmark në IFS/Forsvarets høgskole doli gjithashtu me të njëjtat tone të ashpëra dhe paralajmëruese:
"Të bësh presion ndaj Ukrainës për të 'negociuar' tani do të thotë fundi i Ukrainës si një shtet, komb dhe kulturë e pavarur," shkroi ai në Aftenposten të martën, në një polemikë kundër dy studiuesve që argumentuan negociatat.
Të ashpër kundër pragmatistëve!
Kush janë më realistët?
Çfarë duhet të besojmë, ku duam ta vendosim debatin publik këtu në shtëpi, duke pasur sinjale kaq të ndryshme?
Nëse është vërtet e vërtetë që njerëzit në qarqet e mbyllura të NATO-s dhe krerët e shteteve mendojnë se nuk do të ketë një përfundim ideal të luftës së përgjakshme të Evropës, madje edhe vetë ukrainasit e lënë derën hapur për bisedime, atëherë aktorët e mendimit duhet të mendojnë përsëri. .
Me muajin e verës pas nesh, duhet të ketë vend për të frenuar këtë stigmatizim të keq ndaj të atyre që bëjnë thirrje për negociata.
Duhet të jetë e mundur të diskutohet për luftën dhe paqen, por pa u emëruar si odë e të gjithëve, përveç atyre që duan luftë deri në fund të luftës, çfarëdo që të thotë kjo!/ Thomas Vermes